Muhoci mban "Takimin e Vendlindjes", Malësia më 3 gusht
Lokale

Muhoci mban "Takimin e Vendlindjes", Malësia më 3 gusht

21.Jul.2014 03:48
0
Në oborrin e shkollës fillore "Migjeni" në Muhoc të dielën është mbajtur "Takimi i Vendlindjes" në të cilin kanë marrë pjesë dhjetëra vendas, të shpërngulur e mërgimtar nga ky fshat i Malësisë së Bujanocit.

Manifestimi tradicional filloi në orën 15:00 dhe ishte organizuar nga Këshilli Organizues i fshatit Muhoc. Me një program të begat kulturorë u nderuan edhe mërgimtarët që këto ditë po qëndrojnë për pushime në vendlindje, raporton Titulli.

Vlen theksuar se Malësia e Bujanocit para manifestimit të së dielës në Muhoc kishte paralajmëruar edhe një organizim të ngjashëm, në të cilin do të jenë të përfshirë shumë fshatra të këtyre trevave shqiptare.

“Takimet e Vendlindjes Zarbica 2014” është caktuar që të mbahet më 3 gusht, kurse sipas organizatorëve në këtë manifestim do të përfshihen të gjitha fshatrat shqiptare të Malësisë së Bujanocit./Titulli.com/ 

Bujamin Xhemaili edhe më lartë, kalon tek Dinamo (foto)
Aksion për t'i ndërtuar shtëpinë familjes Musliu nga Bujanoci (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration